Connect with us

Bíblia ALB1

Jeremias 21

1 Fjala që iu drejtua Jeremias nga Zoti, kur mbreti Sedekia i dërgoi Pashhurin, birin e Malkiahut dhe Sofonien, birin e Malklahut, priftit, për t'i thënë:

2 "Konsulto, pra, për ne Zotin, sepse Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, bën luftë kundër nesh. Ndofta Zoti do të veprojë me ne sipas të gjitha mrekullive të tij, dhe ai do të tërhiqet nga ne".

3 Atëherë Jeremia u tha atyre: "Do t'i thoni kështu Sekedias:

4 Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: Ja, unë do të bëj që të tërhiqen armët e luftës që janë në duart tuaja, me të cilat po luftoni kundër mbretit të Babilonisë, kundër Kaldeasve që ju rrethojnë jashtë mureve, dhe do t'i grumbulloj në mes të këtij qyteti.

5 Unë vetë do të luftoj kundër jush me dorën e shtrirë dhe me krahë të fuqishëm, me zemërim, me tërbim dhe me indinjatë të madhe.

6 Do t'i qëlloj banorët e këtij qyteti, si njerëzit ashtu edhe kafshët; ata do të vdesin nga një murtajë e madhe.

7 Mbas kësaj", thotë Zoti, "do të jap Sedekian, mbretin e Judës, dhe shërbëtorët e tij, popullin dhe ata që në këtë qytet do të kenë shpëtuar nga murtaja, nga shpata nga uria, në dorë të Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë, në dorë të armiqve të tyre dhe në dorë të atyre që kërkojnë jetën e tyre. Ai do t'i vrasë me shpatë: nuk ka për t'i falur, as nuk do t'i vijë keq dhe as nuk do të ketë mëshirë për ta.

8 Dhe këtij populli do t'i thuash: Kështu thotë Zoti: Ja, unë vë para jush rrugën e jetës dhe rrugën e vdekjes.

9 Ai që mbetet në këtë qytet ka për të vdekur nga shpata, nga uria dhe nga murtaja; por ai që ka për të dalë dhe do t'u dorëzohet Kaldeasve që ju rrethojnë ka për të jetuar dhe do të ketë si pre jetën e tij.

10 Sepse unë e kam kthyer fytyrën time kundër këtij qyteti për fat të keq dhe jo për të mirë", thotë Zoti. "Ai do t'i jepet në dorë mbretit të Babilonisë dhe ai do ta djegë me zjarr".

11 Në shtëpinë e mbretërve të Judës do të thuash: "Dëgjoni fjalën e Zotit:

12 O shtëpia e Davidit", kështu thotë Zoti: "Ushtroni drejtësinë që në mëngjes dhe çliroheni atë që e kanë vjedhur nga dora e shtypësit, me qëllim që zemërimi im të mos shpërthejë si zjarr dhe të djegë pa qenë njeri në gjendje ta shuajë, për të shkak të ligësisë së veprimeve tuaja.

13 Ja ku jam kundër teje, o banuese e luginës, shkëmb i fushës", thotë Zoti. "Ju që thoni: "Kush do të zbresë kundër nesh? Kush ka për të hyrë në banesat tona?",

14 unë do t'ju dënoj sipas frytit të veprimeve tuaja", thotë Zoti, "dhe do t'i vë zjarr pyllit të tij, që do të gllabërojë të gjitha gjërat që ka përreth".

Continuar Lendo

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply